Twitter square blue small Mail black small

Gent Koço - Violinist

Biografia

Lindi në Tiranë më 1981 në një familje muzikantësh. Nisi të luajë në violinë në moshën 7 vjeç dhe ne moshen 10 vjeçare u shpërngul në Angli ku vazhdoi studimet në Shkollën Katedrale të Wells-it dhe më pas në shkollën muzikore Chetham’s të Mançesterit. Mësuesit e tij ishin Catherine Lord and Wen Zhou Li. Shkollën e lartë Genti e bëri në Kolegjin Mbretëror të Muzikës në Londër për të studiuar me Itzhak Rashkovskin, kolegj të cilin e përfundoi më 2003. Genti ka luajtur një numër të konsiderueshëm koncertesh dhe sonatash të repertorit violinistik si në Britani ashtu dhe në vendlindjen e tij, Shqipëri. I pasionuar pas muzikës shqiptare ai ka bërë premierat e mjaft kompozitorëve, përfshirë Thoma Nassin, Vasil Tolen dhe Thoma Simakun.

 

Genti jeton e punon në Glasgow ku bën pjesë në seksionin e violinave të para të Orkestrës Simfonike të BBC—Skoci që prej vitit 2007. Me këtë orkestër përveç programeve të ngjeshura sezonale bën dhe turne nëpër Europë dhe Azi duke ekzekutuar në disa nga sallat më të njohura të koncerteve dhe festivaleve. Ka qenë përfaqësues i Klubit të BBC-së për  promovimin e muzikës së dhomës. Në kohën e lirë merret me restaurimin e regjistrimeve dhe disqeve historike me muzikë shqiptare. Është i martuar me Jenny Stephenon-Koço dhe kanë një djalë-Josif.